Çelik drejt Juventusit me parametra zero në merkaton e verës

Zeki Çelik mund të largohet nga Roma në fund të kontratës së tij, e cila skadon më 30 qershor 2026, por e ardhmja e tij duket se do të mbetet sërish në Itali. Mbrojtësi i krahut nga Turqia ka hapur derën për një transferim te Juventusi, që po monitoron situatën dhe mund ta afrojë lojtarin pa paguar asnjë para për klubin verdhekuq.

Prej kohësh Roma ka tentuar ta bindë Çelik të rinovojë kontratën, por palët nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët. Lojtari nuk duket i prirur të pranojë ofertën e re, edhe për shkak të interesimit konkret nga Juventusi, i gatshëm ta marrë në rast të një largimi si lojtar i lirë.

Në sezonin aktual, 27-vjeçari ka regjistruar 28 paraqitje me fanellën e Romës, 19 prej tyre në kampionat, ku ka shënuar edhe golin e vetëm në fitoren ndaj Udineses. Çelik është gjithashtu një element i rëndësishëm i kombëtares turke, me 58 paraqitje nën drejtimin e trajnerit Vincenzo Montella.

Swiss Digital Desktop Reklama

Para transferimit te Roma në vitin 2022, Çelik ka luajtur për katër sezone në Francë me Lille, ku në vitin 2021 fitoi titullin kampion në Ligue 1.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?