Cellino: Sezoni në Seria A është mbyllur, s’mund të luhet më

Presidenti i Brescias, Massimo Cellino, mendon që tani për sezonin e ardhshëm. Në një prononcim për “Corriere dello Sport”, Cellino këmbëngul se në këto momente duhet të mendosh vetëm për mbijetesën.

“Iku ky sezon, nuk duhet të mendojmë se kur do të rinisë, por nëse do të mbijetojmë. Duhet të jemi realistë, nëse flitet për futboll duhet të shtyjmë gjithçka për sezonin e ardhshëm. Nuk mund të luhet në këtë sezon, ndoshta dikush nuk e ka kuptuar ende se çfarë po ndodh.

Titulli? Lotito e do me ngulm, le ta marrë. Është i bindur se ka një skuadër të pamposhtur, le t’i qëndrojë kësaj ideje. Sezoni iku, nëse dikush e do këtë titull të mallkuar, le ta marrë. Nuk flas sepse jemi të fundit në klasifikim, jemi të fundit sepse e meritojmë.

E thjeshtë fare: u dogj një e treta e kampionatit, le të heqim një të tretën e pagave. Mënyra më e mirë për t’i çuar gjëra në vend. Futbolli ka shumë të punësuar, por është i aftë t’i kalojë krizat”, deklaroi Cellino.

SHKARKO APP