Celta Vigo shtang Barcelonën me dy gola në fundin e ndeshjes
Barcelona ndalet sërish në kampionat, duke mos shkuar përtej një barazimi 2-2, edhe pse ishte në avantazh të dyfishtë. Rafinha kaloi në avantazh katalansit në pjesën e parë, ndërkohë që goli i Leëandoëskit në të dytën u duk se i dha goditjen përfundimtare vendasve.
Gjithsesi fundi do të ishte dramatik. Casado la Barcelonën me 10 lojtar pasi mori kartonin e dytë të kuq në minutën e 82-të. Dy minuta më pas Celta rihapi ndeshjen me Gonzales, ndërkohë që në të 86-tën, Hugo Alvarez shënoi golin e barazimit 2-2.
Me këtë barazim Barcelona vijon të mbetet në krye me 34 pikë, 5 më shumë se Atletico Madrid. /R.Lika-Koha Jonë/