Celtic përmbys Lazion e Strakoshës, Arsenali fiton në “frymën e fundit” (VIDEO)

Celtic i ka shkaktuar humbjen e radhës Lazios në Europa League, duke e mundur 2-1. Të kaltrit kaluan të parët në avantazh në minutën e 40-të. Në pjesën e dytë skocezët përmbysën gjithçka duke barazuar fillimisht me Christie me një gjuajtje të befasishme në hyrje të zonës, ndërkohë një minutë nga fundi i kohës së rregullt Jullien shënoi me kokë, duke befasuar Strakoshën.

 

Arsenali mori një fitore shumë të vështirë 3-2 ndaj Guimares. Martinelli dhe dy gola të Pepe vendosën ndeshjen, duke bërë të pavlefshëm golat e Edwards dhe Duarte. Ndërkohë që më poshtë do të gjeni të gjitha rezultatet e ndeshjeve. /Koha Jone/

Image

Image

SHKARKO APP