CEO i Al Hilal zbulon të vërtetën pas prezantimit të Inzaghit: Kishte firmosur me ne para finales së Champions-it
Simone Inzaghi ishte i vendosur si trajner i ri i Al Hilal që para finales së sezonit me Interin, por kërkoi të mos firmoste kontratën deri pas ndeshjes, si shenjë respekti për klubin zikaltër. Lajmin e ka konfirmuar CEO i Al Hilal, Esteve Calzada, në një intervistë për BBC.
“Gjithçka ishte vendosur tashmë, por nuk u nënshkrua para finales vetëm sepse Inzaghi na kërkoi të prisnim. Ishte një gjest respekti i jashtëzakonshëm nga ana e tij. Mund të duket si një lëvizje e papritur, por në fakt është rezultat i një pune të palodhur dhe të planifikuar prej kohësh”, deklaroi ai.
Calzada theksoi se klubi pret titullin kampion nga Inzaghi dhe një paraqitje dinjitoze në Kupën e Botës për Klube në SHBA. Ai shtoi gjithashtu se klubi kërkon yje të mëdhenj në merkato, por vetëm ata që kanë dëshirë të luajnë për Al Hilal, jo për arsye financiare.
“Ne nuk jemi këtu për të shkëmbyer fanella, jemi këtu për të fituar,” përfundoi Calzada.
KOHA JONË SONDAZH

