CEO i kompanisë që ka krijuar Superligën Europiane: Më në fund futbolli është i lirë!

“Ne kemi fituar të drejtën për të garuar. Monopoli i UEFA-s ka mbaruar. Futbolli është i lirë. Klubet tani janë të lira nga kërcënimi i sanksioneve dhe të lira të përcaktojnë të ardhmen e tyre.”

Kështu u shpreh Bernd Reichart, CEO i A22 Sports, kompani që synon të zhvillojë projektin e ri të stilit të Superligës, duke komentuar vendimin e Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Europian.

“Për tifozët ofrojmë shikim falas të të gjitha ndeshjeve të Superligës – lexohet në një postim në Twitter – Për klubet të ardhurat dhe shpenzimet e solidaritetit do të jenë të garantuara”.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?