Çerekfinalet e Champions League/ Super duele Real-Bayern dhe PSG-Liverpool

Pas përfundimit të fazës së 1/8-ve, është bërë i qartë rrugëtimi drejt finales së UEFA Champions League, që këtë sezon do të zhvillohet në Budapest. Shorti i 27 shkurtit ka përcaktuar përballjet e çerekfinaleve, me ndeshjet e para më 7-8 prill dhe kthimet më 15-16 prill. Takimet e dyta do të luhen në fushën e skuadrave të renditura më mirë në fazën “Fazën e Ligës”.

Në këtë fazë spikasin disa përballje të mëdha. Paris Saint-Germain do të përballet me Liverpool, në një duel që rikthen në vëmendje eliminimin e anglezëve sezonin e kaluar pas penalltive. Një tjetër “klasike” europiane është ajo mes Real Madrid dhe Bayern Munich, dy klube që së bashku numërojnë 21 trofe të këtij kompeticioni.

Spektakël pritet edhe në derbin spanjoll mes Barcelona dhe Atletico Madrid, ku madrilenët kanë kaluar më tej në të dy përballjet e mëparshme europiane. Interesant është fakti që kjo sfidë do të vijë vetëm pak ditë pas përplasjes mes tyre në kampionat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çerekfinalja e fundit vë përballë Sporting dhe Arsenal, një ndeshje që rikthen në fokus Viktor Gyokeres, ish-yllin e Sportingut që tani mban peshën e sulmit te londinezët. Me këto përballje, Champions League premton emocione të forta dhe spektakël në rrugën drejt finales së madhe në Budapest.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?