Ceremonia e nderimit të Florian Markut. Erion Veliaj: Shumë krenarë për ty
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se qeveria qendrore dhe lokale do të bëjnë gjithcka për të inkurajuar sukseset e kampionëve si Florian Marku.
Në ambientet e Kryeminstrisë u mbaj këtë të shtunë ceremonia e nderimit të kampionit Florian Marku, me medaljen “Për Mirënjohje Publike”.
“Duke festuar suksesin ne promovojmë dike tjetër që do ta imitojë e ndjekë. Jemi sot këtu për suskesin e vëllait tonë, një histori e jashtëzakonshme nga ato që fantazia nuk e përshkruan dot por ndonjëherë realiteti e tejkalon.
Unë isha ty për ndeshjen e për ata që thonë se ‘duhet të jetë e stisur’, ‘hë mo se duhet të ketë shumë fat’…Faleminderit për këtë dhuratë, ti mund ta kishe bërë ndeshjen kudo.
Jemi shumë krenar për ty e sa të kemi fuqi qeveria po e po po dhe ne bashkitë, do sigurohemi që ajo shprehja që shqiptari s’ta fal suksesin, të mos jetë e vërtetë. Ne e falim suksesin, e inkurajojmë dhe e brohorasim. Sot jemi shumë krenarë për ty”, tha Veliaj.