Çështja Neymar, Prokuroria kërkon 2 vite burg për brazilianin
Prokuroria e Spanjës ka kërkuar 2 vite heqje lirie për yllin e Barcelonës Neymar dhe 5 vite për ish- presidentin Sandro Rosell. Prokurori i çështjes Jose Perals gjatë pretencës së mbajtur parashtroi kërkesën e prokurorisë për sulmuesin brazilian, ku përvec 2 viteve burg përfshihet edhe një masë administrative prej 10 milion eurosh.
Ndërkohë që nuk janë jashtë as prindërit e futbollistit për të cilin kërkohet gjithsej 3 vite e gjysëm heqje lirie, më konkretisht 2 vite për babain dhe 1 vit e gjysëm për nënën e tij, gjithashtu është kërkuar edhe një gjobë prej 10 milion eurosh.
Ata janë pronarët e kompanisë ‘N and N’ që cilësohet si përgjegjëse në tjetërsimin e shifrave të transferimit të Neymar në vitin 2014 nga Santosi tek Barcelona.
Po ashtu nën shënjestrën e prokurorisë janë edhe dy klubet, prokurori Perals ka kërkuar një masë administrative prej 8.4 milion eurosh për klubin katalanas dhe 7 milion eurosh për klubin brazilian.
I vetmi që është lënë jashtë pretencës dhe ka rezultuar i pafajshëm sipas prokurorisë është presidenti aktual i Barcelonës, Jose Maria Bartomeu, për të cilin nuk ka fakte të mjaftueshme që e inkriminojnë në këtë çështje.
Fondi DIS që zotëronte 40% të të drejtave të Neymar dhe që ndihet i vjedhur nga ky trasnferim kërkoi nga prokruoria një dënim edhe më të rëndë 5 vite për lojtarin dhe 8 për Sandro Rosell, megjithatë prokuroria vendosi në bazë të të dhënave që disponon.
Kujtojmë që në Spanjë nëse dënohesh nën dy vite për një vepër jo të dhunshme, dënimi mund të të konvertohet në gjobë dhe shërbim social.
KOHA JONË SONDAZH

