Champions/ Arsenali mund me poker Atleticon, PSG dhe Interi bëjnë detyrën

Një mbrëmje plot gola, emocione dhe përmbysje spektakolare në Champions League! Kampionët e Europës, Paris Saint-Germain, treguan edhe njëherë forcën e tyre shkatërruese, duke triumfuar me shifrat tenistike 2-7 në fushën e Bayer Leverkusen.

Në “BayArena”, francezët e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë, duke kaluar në avantazh që në minutën e 6-të pas një autogoli të Ëilliam Pacho pas krosimit të Nuno Mendes. Gjermanët patën mundësinë e artë për të barazuar në minutën e 25-të, por Grimaldo goditi shtyllën nga pika e bardhë. Vetëm pak minuta më vonë, loja mori kthesë dramatike: Andrich u ndëshkua me të kuq, ndërsa edhe PSG mbeti me 10 lojtarë pas daljes së Zabarnyi.

Skuadra e Luis Enriquen më shpërtheu me lojë spektakolare. Aleix Garcia barazoi për Leverkusenin, por Desire Doue (dy gola) dhe Kvaratskhelia vulosën pjesën e parë në 1-4. Pjesa e dytë ishte formalitet: Nuno Mendes, Dembele dhe Vitinha realizuan të tjerë gola për rezultatin përfundimtar 2-7, duke i dhënë PSG-së fitoren e tretë radhazi në grup.

Swiss Digital Desktop Reklama

Interi, vijon pa pengesa në Belgjikë

Swiss Digital Mobile Reklama

Në transfertën ndaj Royale Union SG, Interi dominoi nga fillimi në fund, duke fituar pastër 0-4. Dumfries hapi serinë e golave në minutën e 41-të, ndërsa Lautaro Martinez dhe Esposito mbyllën pjesën e parë me avantazh të qetë. Në fraksionin e dytë, Calhanoglu realizoi nga penalltia dhe Esposito vulosi fitoren me golin e dytë personal.

PSV trondit Napolin me plotë 6 gola

Surpriza më e madhe e mbrëmjes u regjistrua në Eindhoven, ku PSV turpëroi Napolin me rezultatin 6-2. Italianët kaluan të parët në avantazh me McTominay, por më pas u shembën përballë furisë holandeze. Autogol i Buongiorno, dopietë e Dennis Mann, dhe golat e Pepi e Driouech vulosën një mbrëmje historike për vendasit.

Dortmund fiton në Danimarkë

Në Kopenhagë, Borussia Dortmund arriti një fitore me shumë peshë, 2-4, pas një ndeshjeje plot kthesa. Nmecha shkëlqeu me dopietë, ndërsa Bensebaini dhe Fabio Silva shtuan nga një gol secili. Gjermanët konsolidojnë pozitën në renditje, ndërsa danezët gjejnë vetëm golin e ngushëllimit në shtesë.

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?