Champions/ Arsenali perfekt mund edhe Interin, Sporting befason PSG

Supersfida e raundit të shtatë të Champions League në “San Siro” konfirmoi Arsenalin si skuadrën për t’u mundur, pasi ekipi londinez mori një sukses 1-3 në transfertën ndaj Interit.

Ekipi i Artetës e nisi ndeshjen me intensitet të lartë dhe gjetën golin e avantazhit që në minutën e 10-të. Një aksion i ndërtuar me kujdes nga krahu i djathtë u finalizua nga Jurrien Timber, me topin që u devijua lehtë nga Gabriel Jesus dhe përfundoi pas shpinës së Yann Sommer. Reagimi i zikaltërve ishte i shpejtë dhe konkret: në minutën e 18-të, Petar Suçiç barazoi shifrat me një goditje të fortë nga jashtë zone, duke rikthyer ekuilibrin.

Arsenali nuk u tërhoq dhe në minutën e 31-të riktheu avantazhin. Pas një goditjeje këndi të ekzekutuar nga Bukayo Saka, Leandro Trossard shërbeu saktë me kokë për Gabriel Jesus, i cili mposhti Sommer për herë të dytë. Pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të “Topçinjve”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në pjesën e dytë Interi u përpoq të shtonte presionin, por ishte Arsenali që dha goditjen përfundimtare. Viktor Gyökeres, i futur nga stoli, vulosi fitoren në minutën e 83-të me një kundërsulm të shpejtë dhe një goditje të fuqishme nga kufijtë e zonës, duke mbyllur llogaritë e sfidës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në Londër, Tottenham zhvilloi një paraqitje solide dhe triumfoi 2-0 ndaj Borussia Dortmund. Vendasit kaluan në avantazh në minutën e 15-të me Cristian Romeron, i cili përfitoi nga një situatë brenda zonës dhe dërgoi topin në rrjetë me qetësi. Gjermanët e vështirësuan më tej misionin e tyre pas minutës së 24-t, kur Daniel Svensson u ndëshkua me karton të kuq për një faull të rëndë ndaj Odobert.

Epërsia numerike u shfrytëzua nga Spurs në minutën e 38-të, kur Dominic Solanke realizoi golin e dytë pas një aksioni të bukur individual dhe asistit të Odobert. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, me Tottenhamin që ngjitet përkohësisht në vendin e pestë, ndërsa Dortmundi zbret në vendin e 11-të.

Surpriza më e madhe e mbrëmjes erdhi nga Lisbona, ku Sporting përmbysi PSG-në dhe fitoi 2-1 ndaj kampionëve në fuqi të Europës. Portugezët gjetën golin e avantazhit në minutën e 74-t me Luis Javier Suarezin, i cili përfitoi nga një moment pasigurie në mbrojtjen pariziene. PSG reagoi menjëherë dhe barazoi katër minuta më vonë me Khvicha Kvaratskhelian, që realizoi një gol spektakolar me një goditje teknike.

Kur gjithçka po shkonte drejt barazimit, ishte sërish Luis Suarez që u shfaq vendimtar në minutat shtesë, duke shënuar golin e fitores dhe duke i dhënë Sportingut një triumf historik përballë gjigantëve francezë. Napoli nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Kopenhagen, edhe pse luajti për 60 minuta me një lojtar më shumë.

Mund të jetë një imazh i ‎futboll, futboll dhe ‎teksti që thotë "‎DEFA CHAMPIONS LEAGUE RESULTADOS MARTES 20 DE ENERO 2026 FECHA 7 KAIRAT ALMATY 1-4 CLUB BRUJAS 1MT MT BOD0 RUGGE BODO/ BODO/GLIMT 3-1 MAN. CITY RANCHESTE بيش CITY COPENHAGUE 1-1 NÁPOLES INTER 1-3 Arsenal ARSENAL 三川 OLYMPIACOS 1904- BAYER 2-0 B.LEVERKUSEN Leverkusen usen REAL MADRID 6-1 SPORTING MÓNACO LMONACOR ORTUGAL SPORTING CP 2-1 PSG PARIS TOTTENHAM معڈو 2-0 DORTMUND BVB 09 VILLAREAL 1-2 AJAX‎"‎‎

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?