Champions/ Atletico ngec ndaj Galatasaray, Qarabag fitore dramatike ndaj Frankfurtit

Champions League ka nisur me emocione dhe gola mbrëmjen e sotme. Në Stamboll, Galatasaray dhe Atletico Madrid u ndalën në një barazim 1-1, në një ndeshje të nisur me ritëm të lartë.

Spanjollët kaluan shumë shpejt në avantazh, kur në minutën e 4-t Giuliano Simeone realizoi me kokë pas një krosimi të saktë nga Matteo Ruggeri. Reagimi i vendasve nuk vonoi. Në minutën e 19-të, një top i fortë i Roland Sallai në zonë u devijua në mënyrë fatkeqe nga Marcos Llorente, i cili dërgoi topin në portën e tij. Pavarësisht rasteve në të dyja portat, rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.

Spektakli më i madh u dhurua në Baku, ku Qarabag triumfoi 3-2 ndaj Eintracht Frankfurt në sekondat e fundit të kohës shtesë. Edhe këtu ndeshja nisi me gola të shpejtë. Camilo Duran realizoi për vendasit në minutën e 4-t, ndërsa gjermanët barazuan në minutën e 10-të me Can Yilmaz Uzun. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në minutën e 78-të, Eintracht kaloi përpara falë një penalltie të shndërruar në gol nga Chaibi, por vetëm dy minuta më vonë Camilo Duran riktheu baraspeshën për Qarabag. Kur gjithçka dukej se po shkonte drejt barazimit, Bahlul Mustafazada shënoi golin e fitores në minutat shtesë, duke ndezur festën e vendasve.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?