Champions/ Brugge fiton me “poker” ndaj Monacos, Copenhagen ndal “Aspirinat”

Mbrëmja e Champions League nisi me emocione të shumta. Club Brugge mori një fitore bindëse 4-1 ndaj Monacos, duke treguar superioritet të plotë në “Jan Breydel Stadium”. Francezët humbën një mundësi të artë që në minutën e 10-të, kur Maghnes Akliouche gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Belgët shënuan tre herë brenda pjesës së parë: fillimisht Nicolò Tresoldi në minutën e 32-të pas një aksioni model me shumë pasime, më pas Raphael Onyedika me kokë nga një goditje këndi (39’) dhe Hans Vanaken (43’), që vulosi një pjesë të parë perfekte me rezultatin 3-0. Në fraksionin e dytë, Mamadou Diakhon shtoi golin e katërt (74’), ndërsa Ansu Fati debutoi me gol për Monacon në shtesë, duke ngushtuar shifrat në 4-1, por vetëm për statistikë.

Në takimin tjetër të grupit, Copenhagen dhe Bayer Leverkusen u ndanë në barazim spektakolar 2-2 në “Parken Stadium”. Jordan Larsson zhbllokoi rezultatin për danezët që në minutën e 9-të, ndërsa fundi i ndeshjes solli gjithçka. Grimaldo realizoi një perlë nga goditja e dënimit (82’) për të barazuar, por vetëm pesë minuta më vonë, Robert riktheu avantazhin e vendasve me kokë (87’). Gjermanët shpëtuan nga humbja në kohën shtesë, kur një top i talentit argjentinas Claudio Echeverri u devijua nga mbrojtësi vendas në portën e tij, duke mbyllur sfidën në 2-2.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?