Champions/ City fiton pastër ndaj Napolit, Barcelona bën detyrën ndaj Newcastle

Manchester City mori një fitore të pastër 2-0 në “Etihad Stadium” përballë Napolit, në një takim ku miqtë luajtën për më shumë se 70 minuta me një lojtar më pak.

Në minutën e 20-të, kapiteni Giovanni Di Lorenzo u ndëshkua me karton të kuq pas një faulli mbi Erling Haaland në kufijtë e zonës, vendim që arbitri e mori pasi shqyrtoi pamjet në monitor. Deri në fund të pjesës së parë, të dyja skuadrat mbetën në barazim pa gola, ndërsa Kevin De Bruyne u zëvendësua herët nga Conte pas një paraqitjeje të dobët.

Në pjesën e dytë, City përfitoi nga superioriteti numerik. Haaland zhbllokoi rezultatin në minutën e 56-të pas asistit të Phil Foden, ndërsa vetëm nëntë minuta më vonë Jeremy Doku vulosi fitoren 2-0 për kampionët në fuqi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Eintracht Frankfurt dominoi ndaj Galatasaray-it duke fituar 5-1 në “Deutsche Bank Park”. Miqtë kaluan në avantazh që në minutën e 7-të me Akgun, pas një aksioni të shpejtë me Sane. Gjermanët reaguan në minutën e 36-të me Ritsu Doan dhe përmbysën gjithçka në kohën shtesë të pjesës së parë me golat e Can Yilmaz Uzun dhe Jonathan Burkardt. Në fraksionin e dytë, Burkardt shënoi edhe golin e dytë personal në minutën e 66-të, ndërsa Knauff vulosi shifrat në 5-1 në minutën e 75-të.

Swiss Digital Mobile Reklama

Barcelona debutoi me fitore në këtë edicion të Champions League, duke mposhtur 1-2 Neëcastle në “St James’ Park”. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa katalanasit goditën fort në pjesën e dytë.

Marcus Rashford ishte protagonist absolut, duke shënuar dy herë në minutat 57 dhe 66. Newcastle u rikthye në lojë vetëm në minutën e 90-të me Anthony Gordon, por përpjekjet e fundit nuk mjaftuan.

Në Lisbonë, Sporting fitoi bindshëm 4-1 ndaj Kiarat Almaty, debutuesve të Champions League.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?