Champions / 30 ekipe luajnë deri në “frymën e fundit”, vetëm Arsenali dhe Bayerni të kualifikuar

Gjithçka mbetet e hapur para ndeshjeve të raundit të fundit të fazës së ligës në Champions League. 30 skuadra janë në pritje të fatit të tyre.  Arsenali është tashmë i kualifikuar matematikisht në 1/8-at e finales, ku do t’i bashkohet edhe Bayern Munich. “Topçinjtë” kanë fituar të shtatë ndeshjet e para dhe u mjafton një barazim në shtëpi ndaj Kairat Almaty për të mbyllur fazën në vendin e parë.

Liverpool dhe Real Madrid, të dyja me nga 15 pikë, si dhe Tottenham me 14, me një fitore në javën e fundit e sigurojnë direkt kualifikimin në 1/8-at e finales. “Reds”-at presin Qarabag-un në “Anfield”, ndërsa Real Madrid udhëton në Lisbonë për t’u përballur me Benfikën e drejtuar nga Jose Mourinho, ish-trajneri i “Los Blancos”.

Në garën e ashpër për tetëshen e parë janë edhe PSG, Neëcastle, Chelsea, Manchester City dhe Atalanta, të gjitha me 13 pikë. Chelsea do të luajë në Napoli kundër Antonio Contes, një tjetër ish-trajner, ndërsa Neëcastle përballet me një transfertë shumë të vështirë ndaj PSG-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gara mbetet e hapur edhe për zonën e play-off-it, me skuadra deri në vendin e 32-të, Ajax-in, që ende kanë shanse matematikore. Vetëm katër ekipe janë eliminuar zyrtarisht. Një mbrëmje e fundit që premton emocione, përplasje direkte dhe verdikte që do të mbahen mend gjatë në historinë e Champions League.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mund të jetë një imazh i teksti

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?