FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Brahim Diaz e humbi qëllimisht penalltinë e finales së Kupë së Afrikës, dalin fakte të reja

Pothuajse një javë pas natës së çmendur të finales së Kupës së Afrikës mes Senegalit dhe Marokut, polemikat nuk janë shuar ende. Në pritje të një dënimi të rëndë të paralajmëruar për Senegalin kampion, madje flitet edhe për një përjashtim të mundshëm nga Botërori, vëmendja mbetet e përqendruar te një episod që vazhdon të ndezë debatet.

Në qendër të diskutimeve është penalltia e pabesueshme e humbur nga Brahim Diaz në minutat shtesë të pjesës së dytë, në një moment kyç kur rezultati ishte ende 0-0. Një gabim që mund të kishte ndryshuar rrjedhën e finales dhe që ka ushqyer dyshime të shumta në rrjetet sociale.

Një ditë pas ndeshjes, mesfushori i Real Madridit kërkoi falje publike: “Kam zemrën e thyer, kërkoj ndjesë dhe do të përpiqem ta kompensoj këtë gabim”. Megjithatë, shumë tifozë dhe komentues online janë të bindur se penalltia është humbur qëllimisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tyre, disa video që qarkullojnë në internet do të tregonin një marrëveshje të supozuar mes kapitenëve Sadio Mané dhe Achraf Hakimi, për të qetësuar situatën pas tensioneve të forta në fushë dhe në tribuna. Një teori që vazhdon të ndajë opinionin sportiv afrikan.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?