Champions League apo Premier League? Dominimi anglez po bëhet i frikshëm …

Dominimi i klubeve angleze në futbollin europian duket më pranë se kurrë. Me pesë skuadra të kualifikuara direkt në fazën e 1/8-ve të UEFA Champions League, pa kaluar nga “playoff”-et, dhe me të gjashtën që iu shtua pas kualifikimit të Newcastle ndaj Qarabag, skenari i një dominimi total anglez bëhet gjithnjë e më realist.

Tashmë ekziston mundësia konkrete që gjashtë skuadra angleze të jenë mes tetë më të mirave në çerekfinale, madje nuk përjashtohet as një gjysmëfinale tërësisht “made in England”. Klubet londineze, së bashku me Manchester City, Liverpool dhe Newcastle, konsiderohen të afta për t’u përballur në mënyrë të barabartë me çdo rival të mbetur në garë.

Ky realitet nuk është befasi, duke pasur parasysh diferencën e theksuar ekonomike që ekziston prej vitesh në futbollin europian. Edhe skuadra e fundit në renditjen e Premier League ka kapacitet financiar për të shpenzuar më shumë se kampionët e Serie A apo La Liga, duke krijuar një hendek të vështirë për t’u kapërcyer.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe pse shorti mund të shmangë përplasjet e vona mes anglezëve, duke i vënë përballë që në fazat e hershme, tabloja është e qartë: ajo që dikur u kundërshtua si “Superligë”, sot duket se po materializohet në një formë tjetër dhe quhet Premier League. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?