Champions League/ Inter-Atletico premton “luftë” dhe spektakël në mbrëmje

Champions League rikthehet mbrëmjen e sotme me ndeshje që pritet të dhurojnë spektakël. Nënkampionët në fuqi të kompeticionit, Inter do të ketë një duel shumë të bukur ndaj Atletico Madrid.

Zikaltrit me titullin thuajse të koleksionuar tashmë do të përqendrojnë forcat të gjitha në Champions. Ekipi i Inzaghit synon një rezultat bindës në ndeshjen e parë, për ta pasur më të thjeshtë në duelin e kthimit në Madrid.

Mungesa e vetme është e Francesco Acerbi, në vend të të cilit do të konfirmohet De Vrij. Sa i përket formacionit Pavard dhe Bastoni me holandezin në mbrojtje, përpara Sommer. Në mesfushë do të jetë treshja Barella, Calhanoglu dhe Mkhitaryan. Thuram me Lautaron do të startojnë në sulm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në krahun tjetër Atletico kërkon të marrë një rezultat sa më pozitiv për të qenë më të sigurt në sfidën e kthimit.  Diego Simeone ka rikuperuar Morata, i cili pritet ta nisë nga pankina, ashtu si dhe Gabriel Paulista. Dyshimi kryesor në formacion ka të bëjë me Llorente, i cili mund të konfirmohet në sulm, në tandem me Griezmann. Në një vendosje të tillë, Saul do të luante në mesfushë me Koke dhe De Paul.

Swiss Digital Mobile Reklama

PSG-Borussia Dortmund është sfida tjetër e mbrëmjes, e cila pritet të jetë shumë e luftuar, me dy skuadra që luajnë futboll sulmues dhe pretojnë gola. /R.Lika-Koha Jonë/

Mund të jetë një imazh i futboll, futboll dhe teksti

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?