Champions League/ Inter sfidon Arsenalin për kualifikim, Napoli luan me shumë mungesa

Champions League rikthen në skenë dy skuadrat italiane, Interin dhe Napolin, përballë dy sfidave vendimtare. Në “San Siro”, Interi pret Arsenalin e Mikel Artetës, një nga skuadrat më në formë në Europë. Londinezët kryesojnë Premier League dhe kanë një ecuri perfekte në Champions League, me 6 fitore në 6 ndeshje, 17 gola të shënuar dhe vetëm një të pësuar. Pavarësisht barazimit pa gola ndaj Nottingham Forest në kampionat, Arsenali synon të mbyllë fazën e grupeve me pikë të plota, me përjashtim të mungesës së Calafiorit.

Nga ana tjetër, Interi i drejtuar nga Chivu vjen me një formë shumë pozitive në Serie A, ku ka fituar 8 nga 9 ndeshjet e fundit, por në Europë ka lënë pikë të rëndësishme në minutat e fundit. Një fitore ndaj Arsenalit do t’i jepte mundësinë zikaltërve të shmangin “play-off”-in dhe të synojnë kualifikimin direkt.

Situata është edhe më e ndërlikuar për Napolin, që udhëton drejt Danimarkës për një përballje vendimtare me Kopenhagenin. Trajneri Conte përballet me shumë mungesa për shkak dëmtimesh, me disa titullarë në dyshim ose jashtë, ndërsa ngarkesa fizike e skuadrës është në limite.

Swiss Digital Desktop Reklama

Real Madrid do të luajë në shtëpi ndaj Monacos, një ndeshje që duhet të marrë 3 pikët. Shumë interesante pritet të jetë edhe dueli mes Tottenham dhe Borussia Dortmund, ndërkohë që PSG pritet të ketë një ndeshje delikate në transfertën ndaj Sportingut, një ekip që ka zhvilluar ndeshje shumë të mirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?