Champions League/ Interi mund Arsenalin, fitojnë dhe Bayerni e Barcelona
Champions League dhuron një tjetër mbrëmje emlcionuese, ku spikat fitorja 1-0 e Interit kundër Arsenalit apo suksesi me pesë gola i Barcelonës ndaj Crvena zvezdas në Beograd.
Në Paris, PSG u mposht 1-2 nga Atl. Madrid, ndërsa Brest vijon të jetë surprizë me tre fitore. Tri pikë për Atalantën dhe Salzburg.
Në Munich, ndeshja mes Bayern dhe Benficas nisi me 15 minuta vonesë për shkak të problemeve me metrotë në qytet dhe incidenteve me tifozët që mbërritën me vonesë në stadium. Bayern fitoi minimalisht falë një goli të Musialas.