Champions League/ Interi synon përmbysjen ndaj Bodos, Atletico pret Brugge

Katër ndeshje vendimtare do të luhen sot në fazën “play-off” të UEFA Champions League, ku do të përcaktohen skuadrat që do të vazhdojnë rrugëtimin në turneun më prestigjioz për klube në Europë.

Në Madrid, Atletico Madrid pret belgët e Club Brugge pas barazimit spektakolar 3-3 në ndeshjen e parë. Kualifikimi mbetet plotësisht i hapur dhe pritet një duel i fortë, me spanjollët që nisen favoritë, por me Brugge që ka treguar shpesh se di të vërë në vështirësi çdo kundërshtar.

Sfida tjetër e madhe do të luhet në Milano, ku Inter përballet me norvegjezët e Bodø/Glimt. Skuadra skandinave fitoi 3-1 ndeshjen e parë në shtëpi, por në San Siro i pret një përballje shumë e vështirë. Interi është në formë të mirë dhe synon përmbysjen para tifozëve të vet, në një ndeshje që pritet të jetë e luftuar deri në fund.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Gjermani, Bayer Leverkusen pret grekët e Olympiacos. Gjermanët fituan 2-0 në takimin e parë dhe janë shumë pranë kualifikimit, megjithatë pritet që sfida e kthimit të konfirmojë gjithçka në fushën e lojës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, përballja mes Neëcastle United dhe Qarabağ duket formale. Anglezët triumfuan thellë 6-1 në ndeshjen e parë dhe e kanë hipotekuar kualifikimin, duke e kthyer sfidën e sotme në një procedurë për t’u mbyllur pa surpriza.

Mund të jetë një imazh i futboll, futboll dhe teksti që thotë "TUESDAY Ko PLAY PLAY-OFFS KOPLAY-OFFSSECONDLEGS OFFS SECOND LEGS (9) VS AGG:3-3 AGG: 3-3 1904- BAYER Leverkusen VS 九ざ そい你 9매 AGG: AGG:2-0 2-0 VS FIMT IMT BOD01916 1916 (五 AGG: AGG:1-3 1-3 IL AFCATLRINTYD VS AGG: AGG:6-1 6-1"

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?