Champions League/ Juvja dhe Reali “ngecin” në 45 minutat e para

Kanë përfunduar 45 minutat e para në katër sfidat e mbrëmjes në Champions League.

Në “Santiago Bernabéu”, Real Madrid dhe Olympique Marseille kanë shkuar në pushim me rezultatin 1-1. Skuadra madrilene pësoi një goditje të hershme kur pas vetëm pesë minutash loje, Alexander-Arnold u detyrua të linte fushën i dëmtuar, duke i lënë vendin Dani Carvajal.

Francezët zhbllokuan sfidën në minutën e 22-të: një gabim i Arda Güler u shfrytëzua menjëherë nga miqtë, me Mason Greenwood që shërbeu një asist perfekt për Timothy Weah, ish-sulmuesin e Juventus, i cili mposhti Courtois. Reagimi i Realit erdhi shpejt. Në minutën e 29-të, Kylian Mbappé shënoi nga pika e bardhë, pasi penalltia u fitua nga Rodrygo, i ndalur në mënyrë të parregullt brenda zonës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë në Londër, Tottenham është në epërsi 1-0 kundër Villarreal. Goli erdhi që në minutën e 4-t, pas një gafë të portierit Luis Junior. Një krosim i thjeshtë i Bergvall nuk u kontrollua siç duhet nga gardiani spanjoll, i cili e shpëtoi topin nga duart dhe e futi në portën e tij, duke i dhuruar avantazhin londinezëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Juventus po barazon pa gola ndaj Dortmundit, me disa kundësi të mira me Thuram dhe Openda.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?