Champions League/ Juvja kërkon përmbysjen e (pa) mundur ndaj Galatasaray, Reali pret Benficën

Sonte zhvillohen ndeshjet e kthimit të fazës “play-off” në UEFA Champions League, ku do të përcaktohen katër skuadrat e fundit që do t’i bashkohen 16 më të mirave të turneut.

Sfida më e vështirë duket ajo e Juventus ndaj Galatasaray. Pas humbjes së thellë 5-2 në Turqi, bardhezinjtë do të kërkojnë një përmbysje historike në shtëpi, të shtyrë edhe nga mbështetja e tifozëve. “Zonja e Vjetër” po kalon një periudhë të vështirë në rezultate dhe kjo përballje konsiderohet moment kyç për kthesë.

Shumë e luftuar pritet të jetë edhe përballja mes Real Madrid dhe Benfica. Spanjollët fituan minimalisht në Portugali falë golit të Vinicius, por dueli është ndezur edhe nga polemikat për racizëm në “Da Luz”. Në “Bernabeu”, kualifikimi mbetet plotësisht i hapur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, kampionët në fuqi, Paris Saint-Germain, presin AS Monaco pas fitores 3-2 në takimin e parë dhe shihen favoritë për të avancuar. Të gjitha këto ndeshje luhen në orën 21:00. Më herët, Atalanta përballet me Borussia Dortmund, me gjermanët që kanë avantazhin 2-0 nga ndeshja e parë. Italianët synojnë përmbysjen duke shfrytëzuar formën e mirë të momentit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mund të jetë një imazh i futboll, futboll dhe teksti që thotë "WEDNESDAY Ko PLAY-OFFS PLAY SECOND LEGS ATALANTA 1907 18:45 BVB 09 9 AGG: AGG:0-2 0-2 PARIS GERMAN A6 ብዛ 21:00 AGG: AGG:3-2 3-2 刀 21:00 AGG:2-5 2-5 AGG: 21:00 AGG:1-0 AGG: 1-0"

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?