Champions League/ Mbyllen pjesët e para të 18 ndeshjeve, ja rezultatet

Kanë përfunduar pjesët e para në ndeshjet e javës së fundit të fazës së ligës në Champions League, me disa sfida që kanë dhuruar gola dhe ritëm të lartë, por edhe përballje të forta të mbyllura pa rrjeta.

Në Londër, Arsenali ka dominuar në 45 minutat e para ndaj Kairat, duke mbyllur pjesën e parë në avantazh 3-1. Po në kontroll janë edhe dy gjigantët anglezë, Liverpool dhe Manchester City, që po udhëheqin me shifrat 2-0 ndaj Qarabag dhe Galatasaray.

Në një tjetër duel të rëndësishëm, Napoli po fiton 2-1 ndaj Chelsea, ndërsa Barcelona është surprizuar në shtëpi, duke qenë në disavantazh 0-1 ndaj FC Kobenhavn.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Madrid, sfida mes Atletico Madrid dhe Bodo/Glimt është e hapur, me rezultatin 1-1 në pushim. Po 1-1 është edhe përballja në Paris mes PSG dhe Newcastle United, në Lisbonë Benfica po mund 2-1 Realin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, Bayer Leverkusen po kryeson bindshëm 2-0 ndaj Villarreal, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt fitores.

Tre ndeshje janë ende pa gola pas 45 minutave: Borussia Dortmund- Inter 0-0, Eintracht Frankfurt- Tottenham 0-0, si dhe Monaco-Juventus 0-0. Pa gola është edhe përballja mes PSV dhe Bayern Munich (0-0).

Rezultatet e pjesëve të para:

Arsenal – Kairat 3-1

Atletico Madrid – Bodo/Glimt 1-1

Barcelona – FC Kobenhavn 0-1

Bayer Leverkusen – Villarreal 2-0

Benfica – Real Madrid 2-1

Borussia Dortmund – Inter Milan 0-0

Eintracht Frankfurt – Tottenham 0-0

Liverpool – Qarabag 2-0

Manchester City – Galatasaray 2-0

Monaco – Juventus 0-0

Napoli – Chelsea 2-1

PSG – Neëcastle United 1-1

PSV – Bayern Munich 0-0

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?