Champions League/ Napoli sfidon Barcelonën, Porto do tentojë të surprizojë Arsenalin

Champions League mbrëmjen e sotme vjen me dy ndeshje shumë interesante. Napoli-Barcelona është një duel që me siguri do të dhurojë spektakël. Dy nga skuadrat që luajnë futboll të hapur do të luajnë aktin e parë në stadiumin “Maradona”, ku pritet të jetë i gjithi i mbushur.

Vendasit vijnë në këtë ndeshje pa Mazarrin, i cili është shkarkuar, teksa vendin e tij për momentin e mban Francesco Calzona. Napoli me shumë mundësi do të ndryshojë dhe skemën duke kaluar në vendosjen 4-3-3, duke ju gëzuar dhe rikthimit të Osimhen.

Nëse Napoli është në një moment të vështirë, edhe Barcelona nuk po kalon aspak një moment të mirë. Xavi ka rikuperuar Sergi Roberton dhe Joao Felix, ndërkohë që Yamal dhe Pedri do ta nisin nga minuta e parë.

Shumë interesante pritet të jetë dhe ndeshja tjetër mes Portos dhe Arsenalit. Skuadra portugeze me më shumë eksperiencë në Champions League në sezonet e fundit do të provojë të thyejë ekipin e Artetës. Në fakt topçinjtë janë më të favorizuar, por mund të kënaqen edhe me një barazim në sfidën e parë. /R.Lika-Koha Jonë/

Mund të jetë një imazh i futboll, futboll dhe teksti që thotë "ROUND OF 16 WEDNESDAY FIXTURES B国 08 Arsenal VS ESTÁDIO DO DRAGÃO N VS FCB STADIO DIEGO ARMANDO MARADONA"

SHKARKO APP