Champions League/ Ndeshje vendimtare mes Bayernit dhe PSG, Milani dhe Interi synojnë 3 pikët

Champions League rikthehet mbrëmjen e sotme me ndeshje emocionuese. Tashmë faza e ligës së këtij kompeticioni ka hyrë në gjysmën e dytë të rrugëtimit, teksa për të 36 ekipet pjesëmarrëse në këtë kompeticon, objektivat sa vijnë e bëhen më të qarta.

Sfida më e fortë dhe njëkohësisht më e bukura e mbrëmjes do të jetë ajo që do të zhvillohet në Allianz Arena të Mynihut mes Bayern dhe PSG. Të dyja skuadrat kanë nevojë emergjente për pikë, teksa bavarezët ndodhen të pozicionuar në vendin e 17, me 6 pikë, ndërkohë kampionët e Francës, kanë dy pikë më pak dhe për momentin renditen jashtë zonës play off.

Barcelona do të pres debutuesit e Brest, Inter gjermanët e Leipzig në San Siro, ndërsa interesante do të jetë dhe ndeshja mes Manchester Cityt dhe Feyenoord. Të besuarit e Pep Guardiolës, kërkojnë rikthimin te fitorja pas 5 humbjeve radhazi.

Milani do të ketë një ndeshje të lehtë në letër kundër Slovan Liberec në Sllovaki. Atalanta me rikthimin e Berat Gjimshitit në skuadër do të tentojë maksimumin në transfertën ndaj Young Boys. Leverkusen pret në Bay Arena Salzburg, ndërsa Atletico Madrid do të udhëtojë drejt Pragës për t’u përballur me Spartën e Laçit, Tucit dhe Rrahmanit.

Mund të jetë një grafik i teksti

 

SHKARKO APP