Champions League/ Ndeshjet e fundit në grupe, Napoli dhe United “luftojnë” për kualifikim

Champions League rikthehet mbrëmjen e sotme me ndeshjet e fundit të fazës së grupeve.Të gjithë sytë janë të drejtuar te Napoli, që pas humbjes me Real Madrid tashmë pret Bragën në stadiumin “Maradona”.

Skuadra e Walter Mazzarri duhet të bëjë sforcon e fundit që të sigurojë vendin e dytë. Avantazhi me 3 pikë në renditje dhe fitorja 2-1 në sfidën e mëparshme në Portugali ia bën detyrën më të lehtë ekipit napolitan.

Napoli vazhdon më tej edhe nëse humbet me një gol diferencë. Në takimin tjetër, Reali luan transfertën me Union Berlin që ka grumbulluar vetëm dy pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Interi e ka siguruar kalimin në 1/8, por duhet të hipotekojë vendin e parë në Grupin D. Për ta arritur këtë objektiv, zikaltërit duhet të fitojnë në “San Siro” përballë Real Sociedad. Ndeshja e kaluar në Spanjë përfundoi 1-1, por golavarazhi më i mirë favorizon baskët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Situatë e komplikuar Grupi A dhe fati i Manchester United që me 4 pikë renditet i fundit. “Djajtë e Kuq” shpresojnë te një mrekulli, sepse për t’u kualifikuar duhet të mposhtin Bayern Munchen dhe të shpresojnë që ndeshja FCCopenhagen – Galatasaray të mbyllet në barazim. Në Grupin B, Arsenali është kualifikuar si fitues, ndërsa PSV Eindhoven në vendin e dytë.

Mund të jetë një imazh i futboll, futboll dhe teksti që thotë "MATCHDAY 6 TUESDAY FIXTURES LENS PSV VS த SEVILLA VS MANCHESTER MANCHESTERUNITED UNITED Arsenal ARSENAL VS COPENHAGEN BAYERN NAPOLI VS VS GALATASARAY LFUNIN UNION BERLIN BRAGA M VS INTER REAL MADRID VS SALZBURG REAL SOCIEDAD VS BENFICA"

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?