Champions League/ Newcastle sfidon Barcelonën në Camp Nou, Liverpooli synon përmbysjen në shtëpi
Sot luhen katër përballjet e radhës në fazën e 1/8-ve të UEFA Champions League, ku do të përcaktohen edhe katër skuadrat e fundit që sigurojnë biletën për në çerekfinale.
Në Camp Nou, Barcelona përballet me Newcastle United, në një duel plotësisht të hapur pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë në Angli. Të dyja ekipet njihen për stilin ofensiv, çka pritet të garantojë spektakël dhe ritëm të lartë.
Ndërkohë, Bayern Munich duket se e ka hipotekuar kualifikimin pas fitores bindëse 6-1 ndaj Atalantës. Takimi i kthimit në Allianz Arena shihet më shumë si formalitet, pasi një përmbysje nga italianët konsiderohet thuajse e pamundur.
Një tjetër sfidë e fortë pritet në Anfield, ku Liverpool pret Galatasaray. Turqit kanë avantazhin minimal nga ndeshja e parë, por presioni i madh i “Anfield” mund të luajë rol vendimtar në fatin e kualifikimit.
Në Londër, Tottenham Hotspur përballet me Atlético Madrid. Spanjollët vijnë me një avantazh të thellë 5-2 nga ndeshja e parë dhe janë shumë pranë sigurimit të kalimit në fazën tjetër.

KOHA JONË SONDAZH

