Champions League nis me format të ri, finalja 2026 në Budapest me orar ndryshe

Champions League rikthehet me edicionin e 71-të dhe të 34-tin nën këtë emër, duke sjellë risi pas reformës së vitit 2024. Finalja e madhe e sezonit 2025/26 është caktuar më 30 maj në “Puskás Aréna” të Budapestit. Për herë të parë, ajo nuk do të luhet në orën tradicionale 21:00, por në 18:00, një orar që UEFA e justifikon si më të përshtatshëm për familjet dhe fëmijët.

Format i ri i garës (2025/26)

36 ekipe në fazën e ligës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Secila skuadër luan 8 ndeshje me 8 kundërshtarë të ndryshëm (4 në shtëpi, 4 jashtë).

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk ka përballje mes ekipeve të së njëjtës ligë kombëtare në këtë fazë.

Kualifikimi

8 skuadrat më të mira kalojnë direkt në 1/8 finale.

Vendet nga 9 deri në 24 përballen në “play-off” vajtje-ardhje për 8 biletat e tjera.

Ekipet e renditura nga vendi i 25-të deri në 36 eliminohen.

Risia kryesore

Faktori fushë bëhet vendimtar: skuadrat që renditen më lart e luajnë gjithmonë ndeshjen e kthimit në shtëpi. Në rast se eliminohen, ky avantazh kalon automatikisht te rivali i tyre deri në finalen e Budapestit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?