Champions League një tabu për Conten, vetëm 17 fitore në 49 ndeshje
Champions League vazhdon të mbetet një “tabu” për Antonio Conten. Pavarësisht karrierës së pasur dhe skuadrave të mëdha që ka drejtuar, trajneri italian nuk ka arritur kurrë të imponojë veten realisht në arenën më të rëndësishme europiane për klube.
Në 49 ndeshje të zhvilluara në Champions, Conte ka regjistruar 17 fitore, 16 barazime dhe 16 humbje, me një mesatare prej vetëm 1.37 pikësh për ndeshje. Një statistikë që mbetet dukshëm më e ulët krahasuar me sukseset e tij në kampionatet kombëtare, ku ka fituar 5 tituj të Serie A, një Premier League, një FA Cup, dy Superkupa të Italisë dhe një Serie B.
Rezultati më i mirë i Contes në Europë mbetet finalja e Europa League me Interin, e humbur ndaj Sevillës. Sipas analistëve, vështirësia për të menaxhuar angazhimet e dyfishta, lodhja fizike e lojtarëve dhe dëmtimet kanë ndikuar shpesh në uljen e konkurrueshmërisë së skuadrave të tij. Edhe pse ka marrë shumë vlerësime gjatë karrierës, bilanci europian mbetet pika më e dobët e Contes, një sfidë që ende pret të kapërcehet.
![One Football] Conte's teams' UCL WDL record after Napoli drew against FC Copenhagen : r/soccer](https://i.redd.it/fjuul7x19leg1.jpeg)
KOHA JONË SONDAZH

