Champions League/ Short ferri për Juventusin, PSG dhe Bayernin

Shorti i Ligës së Kampionëve ka rezervuar përballje ferri pr disa nga ekipet që kanë siguruar pjesëmarrjen në fazën e 1/8-ve. Dueli më i ndezur është ai mes Liverpoolit dhe Bayernit, teksa skuadra e Jurgen Klopp do të ketë një provë zjarri për të përsëritur suksesin e sezonit të kaluar.

Shorti nuk ishte aspak pozitiv as për Juventusin që do të përballet me Atletico Madrid në fazën tjetër. Allegri do të sfidojë Diego Simeonen në një prej dueleve që pritet të jetë ndër më të bukurit. Real Madrid do të sfidojë Ajax, ndërkohë që Barcelona dhe City ishin me fat, teksa do të sfidojnë Lyonin dhe Schalken.

Ndeshjet e para të fazës së 1/8-ve do të luhen më 12-13-19 dhe 20 shkurt, ndërkohë që sfidat e kthimit 5-6-12 dhe 13 mars.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?