Champions League sjell sot 6 ndeshje spektakolare, spikat Liverpool-Atletico dhe Napoli-Arsenal
Champions League rikthehet sonte me gjashtë ndeshje të tjera të fazës së ligës. Pas sfidave të mbrëmshme, radha u vjen disa prej skuadrave më të mëdha të Europës, me vëmendjen kryesore që do të jetë te Liverpool-Atletico Madrid dhe Napoli-Arsenal.
Në orën 18:45, Barcelona do të presë Feyenoordin. Skuadra katalanase synon ta nisë aventurën europiane me një fitore përpara tifozëve të saj dhe të vendosë menjëherë kandidaturën për një rrugëtim të gjatë në Champions.
Në të njëjtën orë do të luhet edhe përballja Stuttgart-Viking, një duel ku gjermanët kërkojnë të përfitojnë nga faktori fushë.
Në orën 21:00, të gjitha sytë do të drejtohen nga Anfield për supersfidën Liverpool-Atletico Madrid. Skuadra angleze kërkon ta nisë me fitore përballë një Atleticoje që njihet për organizimin taktik dhe karakterin e fortë në ndeshjet europiane. Një duel që premton ritëm, përplasje fizike dhe emocione deri në minutat e fundit.
Spektakël pritet edhe në stadiumin “Diego Armando Maradona”, ku Napoli do të përballet me Arsenalin. Italianët do të kenë përballë një prej skuadrave më të forta të futbollit anglez dhe europian. Arsenali vjen me ambicie të mëdha në Champions dhe kërkon një rezultat pozitiv që në transfertën e parë. Për Napolin, sfida është një test i rëndësishëm për të matur forcën e skuadrës në arenën europiane.
Në Paris, PSG do të përballet me Slovan Bratislavën. Kampionët në fuqi të Europës kërkojnë ta nisin me fitore rrugëtimin e tyre, ndërsa objektivi është i qartë: të vazhdojnë dominimin në kompeticionin më prestigjioz të klubeve.
Programi i mbrëmjes kompletohet nga Sporting Lisbonë-Galatasaray, një përballje mes dy skuadrave që synojnë të sigurojnë sa më shumë pikë në fazën e ligës.
Programi i plotë
18:45
Barcelona-Feyenoord
Stuttgart-Viking
21:00
Liverpool-Atletico Madrid
PSG-Slovan Bratislava
Sporting Lisbonë-Galatasaray
Napoli-Arsenal

KOHA JONË SONDAZH

