Champions League/ Sonte super sfida City-Inter, Lautaro mund të qëndrojë në stol

Magjia dhe emocionet e Champions League vijojnë mbrëmjen e sotme. E gjithë vëmendja është e përqendruar tek sfida në “Etihad”, aty ku City dhe Inter do të luajnë duelin e parë, që ka më shumë vlera në aspektin psikologjik.

City konsiderohet si skuadra favorite për të fituar Championsin edhe këtë sezon. Risia është fakti që Lautaro Martinez pritet të qëndrojë në stol për zgjedhje teknike. Me gjasë trajneri Inzaghi nuk do ta aktivizojë në formacion, si mënyrë për ta ruajtur për derbin e së dielës.

Në anën tjetër Erling Haaland po kalon një formë fantastike pasi ka shënuar 9 gola në 4 ndeshje në Premier League këtë sezon. Manchester City ka 6 vjet pa humbur në shtëpi në Champions. Rekordi i anglezëve është 28 fitore e 3 barazime.

Ndërkohë në programin e ditës së dytë në raundin e parë në Champions League, spikasin edhe sfidat PSG-Girona dhe Club Brugge-Dortmund.

Image

SHKARKO APP