Përfundojnë homazhet në Kuvend, Gert Bogdani përcillet për në banesën e fundit
Arkëmorti i ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani i cili u nga jeta ditën e djeshme pas një arresti kardiak, po përcillet drejt banesës së fundit.
Homazhet në nder të ish-deputetit kanë përfunduar pas rreth tre orësh në ambientet e Kuvendit.
Familjarë, të afërm, miq, kolegë e shumë figura të njohura nga çdo sferë, i dhanë ditën e sotme lamtumirën e fundit Gerti Bogdanit.
Arkëmorti me trupin e pajetë të ish-deputetit po përcillet në varrezat e Sharrës.