UEFA Top Executive Programme Meeting, drejtuesit më të lartë të federatave europiane mblidhen në Francë
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, njëherazi zv.president i UEFA-s, Armand Duka, Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku dhe Drejtori Administrativ i FSHF, Aldi Topçiu morën pjesë në mbledhjen e UEFA TEP (Top Executive Programme), që u zhvillua në Kanë të Francës.
Të pranishëm ishin Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, drejtuesit më të larta të federatave anëtare dhe drejtuesit e departamenteve më të rëndësishme të qeverisë së futbollit europian.
Në këtë mbledhje u diskutuan çështje të rëndësishme të futbollit të ekipeve kombëtare, EURO 2024, sistemi i investimeve dhe shpërblimeve të programit HatTrick IV, ndryshimi i formatit të kompeticioneve të klubeve për sezonet 2024/2027, përditësim mbi arbitrimin gjatë EURO 2024 si edhe shpërndarja e fondit të solidaritetit.
Gjithashtu, në një sesion të veçantë u diskutua mbi marrëdhëniet mes federative anëtare në UEFA dhe FIFA-s, konfederatat e tjera dhe bashkëpunëtorët, si dhe mënyrën se si politika ndikon në futbollin europian.