Champions League/ Spektakël në katër supersfidat e mbrëmjes, Liverpooli dhe Bayerni po fitojnë

Janë mbyllur pjesët e para të katër supersfidave të mbrëmjes në Champions League dhe të gjitha kanë dhuruar emocione të forta e gola.

Liverpool – Atletico Madrid 2-1

Në “Anfield” vendasit shpërthyen që në fillim. Andy Robertson kaloi të kuqtë në avantazh në minutën e 4-të nga një goditje dënimi, ku topi u devijua nga muri i Atletico-s. Vetëm dy minuta më pas, Mohamed Salah dyfishoi shifrat pas një aksioni të shpejtë me Gravenberch. Spanjollët reaguan dhe arritën të ngushtojnë diferencën me Llorente.

Swiss Digital Desktop Reklama

PSG – Atalanta 2-0

Swiss Digital Mobile Reklama

Në “Parc des Princes”, kampionët e Francës gjetën golin e avantazhit që në minutën e 3-të. Një top i humbur nga Bellanova u shfrytëzua menjëherë nga Fabian Ruiz, i cili asistoi për Marquinhos. Kapiteni brazilian nuk fali dhe e çoi topin në rrjetë. Kvaraskhelia dyfishoi shifrat me njw super gol nga distanca.

Bayern Munich – Chelsea 2-1

Spektakël i vërtetë në “Allianz Arena”. Bavarezët kaluan në epërsi në minutën e 20-të falë një autogoli të Chalobah, i cili devijoi në portën e tij një top të futur fort nga Michael Olise. Pesë minuta më vonë, Harry Kane fitoi dhe shndërroi në gol një penallti, duke çuar shifrat në 2-0. Chelsea reagoi shpejt dhe në minutën e 30-të Cole Palmer shkurtoi diferencën pas një kundërsulmi të shpejtë, duke i mbajtur londinezët në lojë.

Ajax – Inter 0-1

Në “Amsterdam Arena” ishte Interi që e mbylli pjesën e parë në avantazh. Marcus Thuram shënoi në minutën e 42-të me kokë pas një krosimi perfekt nga Calhanoglu në goditje këndi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?