Champions League/ Zbulohen përballjet e Play Off, ja detajet e shortit të së premtes

Pas 90 minutave të fundit plot tension të Fazës së Ligës së Champions League, janë dhënë verdiktet e para dhe është përcaktuar panorama e skuadrave që vijojnë rrugëtimin drejt trofeut.

Lajmi më i rëndësishëm për futbollin italian është se Interi, Juventusi dhe Atalanta do të avancojnë në fazën eliminatore, duke siguruar edhe një avantazh të rëndësishëm: të tre ekipet do të luajnë ndeshjen e kthimit në shtëpi.

Ndërkohë, Napoli e mbyll aventurën europiane, pas humbjes në “Diego Armando Maradona” ndaj Chelsea, rezultat që e nxori jashtë zonës së kualifikimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në krahun tjetër, Anglia dominon, me pesë ekipe angleze që sigurojnë kualifikimin direkt në raundin e 16-tave, duke konfirmuar superioritetin e këtij sezoni.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një nga surprizat më të mëdha të mbrëmjes lidhet me Real Madridin, i cili përfundoi i treti, por u la jashtë tetë ekipeve të para në mënyrë të papritur. Vendimtare u bënë rezultatet e konkurrentëve direkt, veçanërisht fitorja e Sportingut dhe suksesi dramatik i Benficës së Jose Mourinhos.

Portugezët u kualifikuan falë diferencës së golave, në një fund të çmendur, ku u vendos gjithçka nga një gol në sekondat e fundit i shënuar nga portieri Trubin.

Shorti i “play-off”-it, më 30 janar në Nyon

UEFA ka konfirmuar se faza eliminatore do të nisë me një short në stilin e tenisit, ndërsa çiftet do të përcaktohen të premten, më 30 janar, në Shtëpinë e Futbollit Evropian në Nyon.

Si funksionon shorti

Klubet do të çiftëzohen sipas pozicionit në renditjen finale të Fazës së Ligës:

Të renditura (vendet 9-16) do të përballen me

Të pa renditura (vendet 17-24)

Mund të jetë një imazh i futboll, futboll dhe teksti

Skema e çiftimit:

9/10 kundër 23/24

11/12 kundër 21/22

13/14 kundër 19/20

15/16 kundër 17/18

Nuk ka kufizime, pra skuadrat mund të përballen edhe me klube nga e njëjta federatë, si dhe me ekipe që janë ndeshur më parë në Fazën e Ligës.

 

Ekipet në “play-off”

Të renditura:

Real Madrid

Inter

PSG

Newcastle

Juventus

Atletico Madrid

Atalanta

Bayer Leverkusen

 

Të pa renditura:

Borussia Dortmund

Olympiacos

Club Brugge

Galatasaray

Monaco

Qarabag

Bodo/Glimt

Benfica

Kur luhen ndeshjet “play-off”

Faza “play-off” përbëhet nga dy ndeshje (vajtje-ardhje) dhe në parim skuadra e renditur luan kthimin në shtëpi.

Ndeshja e parë: 17/18 shkurt 2026

Ndeshja e dytë: 24/25 shkurt 2026

Çdo skuadër do të luajë një herë të martën dhe një herë të mërkurën, ndërsa UEFA do të konfirmojë oraret pas shortit.

Datat e fazave të tjera

Shorti i raundit të 16-tave: 27 shkurt 2026

Raundi i 16-tave: 10-11 mars (vajtje), 17-18 mars (kthim)

Çerekfinalet: 7-8 prill (vajtje), 14-15 prill (kthim)

Gjysmëfinalet: 28-29 prill (vajtje), 5-6 maj (kthim)

Finalja: 30 maj 2026

Finalja në Budapest

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "17/18 DORTMUND/ ORTMUND/OLYMPLACOS OLYMPIACOS 15/16 ATALANTA ATALANTA/LEVERKUSEN LEVERKUSEN 12 23/24 ARSENAL ARSENAL/BAYERNMUNICH BAYERN MUNICH BODO/GLIMT BODO/GLIMT/BENFICA BENFICA 910 REAL MADRID INTER 7/8 21/22 SPORTING CP MAN MANCITY CITY AS MONACO QARABAĞ 11/12 PSG/ NEWCASTLE 5/6 19/20 BARCELONA/CHELSEA BARCELONA CHELSEA CLUB BRUGGE GALATASARAY 13/4 J JUVENTUS/ MADRID 314 19/20 LIVERPOOL /TOTTENHAM CLUB BRUGGE GALATASARAY 13/14 刀 JUVENTUS ATLÉTICO MADRID 3/4 21/22 T LIVERPOOL LIVERPOOL/TOTTENHAM TOTTENHAM AS MONACO QARABAĞ 1/12 PSG/ NEWCASTLE 5/6 23/24 BARCELONA CHELSEA BODO/GLIMT BENFICA 9/0 MADRID INTER 7/8 17/18 SPORTING SPORTINGCP/MANG MAN CITY DORTMUND/OLYMPIACOS DORTMUND OLYMPIACOS 15/6 ATALANTA/LEVERKUSEN ATALANTA LEVERKUSEN 12 ዞ ARSENAL ARSENAL/BAYERNMUNICH BAYERN MUNICH"

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?