Champions League zbulon sonte dy skuadrat e para gjysmëfinaliste

Champions League rikthehet mbrëmjen e sotme për të përcaktuar dhe dy skuadrat e para gjysmëfinaliste. Në fushë zbresin disa nga gjigantët e futbollit europian, si Barcelona dhe Paris Saint-Germain, që kanë marrë një avantazh të rëndësishëm që në ndeshjet e para.

Barcelona është pranë kualifikimit pas fitores spektakolare 4-0 ndaj Borussia Dortmund në “Montjuïc”, por përballja e kthimit në Gjermani mbetet delikate ndaj një tifozerie të zjarrtë.

Katalanasit janë në formë të shkëlqyer këtë sezon – kryesojnë La Ligën, janë në finalen e Kupës së Mbretit dhe shihen si një ndër favoritët për trofeun europian. Ata do të jenë pa Ter Stegen, Casadó dhe Balde, ndërsa te Dortmund mungon vetëm Sabitzer.

Në takimin tjetër të mbrëmjes, PSG sfidon surprizën e këtij edicioni, Aston Villën. Francezët fituan 3-1 në “Parc des Princes” dhe kërkojnë ta mbyllin kualifikimin në Angli. Të dyja skuadrat janë në formë të mirë dhe nuk kanë asnjë mungesë. Të dyja duelet do të luhen në orën 21:00. /Koha Jonë/

Mund të jetë një imazh i futboll, futboll dhe teksti që thotë "TUESDAY SECONDL SECONDLEGS LEGS V B΄B 09 VS FCB AGG:0-4 0-4 PARIS S ASTON ASTONVILLA 1874 TILLA VS AGG: AGG:1-3 1-3 SAINT GERMAIN"

Champions League zbulon sonte dy skuadrat e para gjysmëfinaliste

 

SHKARKO APP