Champions/ Liverpooli sfidon “ferrin” e Stambollit, duele të lehta për Inter dhe Bayern
Champions League rikthehet rikthehet sonte me ndeshjet e vlefshme për raundin e dytë të fazës së grupeve. Pretendentët e mëdhenj janë favoritë në letër, por si gjithmonë, verdiktin përfundimtar do ta japë fusha.
Bayern Munich do të udhëtojë drejt Qipros për të sfiduar Pafos, një duel ku gjermanët pritet të mos hasin shumë rezistencë, teksa synojnë fitoren e dytë pas suksesit ndaj Chelsea.
Në të njëjtën linjë, edhe Interi shihet si favorit në “San Siro” përballë Slavia Pragës. Zikaltërit e Cristian Chivu kanë nisur mbarë, duke mposhtur Ajax në ndeshjen hapëse, dhe kërkojnë të konsolidojnë pozitat në grup.
Më e ndërlikuar duket sfida e Liverpool-it në “ferrin” e Stambollit kundër Galatasaray. “The Reds” fituan me vështirësi përballë Atletico Madrid në debutim, dhe tani i pret një tjetër test i fortë në një atmosferë elektrizuese.
Ndërkohë, Atletico Madrid pret në shtëpi Eintracht Frankfurt, ndërsa Real Madrid udhëton në Kazakistan për t’u përballur me Kairat Almaty.
Në duelet e tjera:
Chelsea – Benfica
Atalanta – Club Brugge
Tottenham – Bodo/Glimt
Marseille – Ajax
KOHA JONË SONDAZH

