Champions/ Napoli sfidon sonte City-in me De Bruyne, Newcastle pret Barcelonën

Champions League vijon mbrëmjen e sotme me të tjera ndeshje interesante, ku spikasin mbi të gjitha dy prej tyre.

Manchester City – Napoli (21:00)

Një ndeshje që premton spektakël, pasi përballen dy skuadra me filozofi ofensive dhe me shumë cilësi teknike.  Kampioni në fuqi i Champions-it kërkon të konfirmojë epërsinë e tij edhe këtë sezon.

Swiss Digital Desktop Reklama

Guardiola ka në dispozicion një skuadër të plotë me lojtarë që po tregojnë formë të mirë, mes tyre Haaland që mbetet arma kryesore përpara. Napoli me Conten është një skuadër që duhet vlerësuar, ndërkohë që shumë interesant do të jetë dhe rikthimi i De Bruyne në Etihad Stadium.

Swiss Digital Mobile Reklama

Neëcastle United – Barcelona (21:00)

Një tjetër duel interesant mes një skuadre në ngritje dhe një gjiganti që kërkon ringjallje evropiane. “Magpies” po rikthehen në elitë pas shumë vitesh dhe kanë treguar se mund të përballen denjësisht me skuadrat e mëdha. Forca e tyre është ritmi i lartë, fizikaliteti dhe atmosfera e “St. James’ Park”, një stadium që kthehet në presion të madh për rivalët. Flick pa Yamal në këtë ndeshje, por me eksperiencën e Lewandowskit do të mundohet që të marrë 3 pikët e para.

Sfidat e tjera

Leverkusen udhëton në transfertën ndaj danezëve të Kopenhagen, ku fitorja nuk do të jetë aspak e thjeshtë. Shumë interesant është dhe ndeshja mes Frankfurtit dhe Galatasaray-t. Sportingu ndërkohë shihet si favorit në duelin ndaj Kairat.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "THURSDAY MATCHDAY 1 FIXTURES CLUB BRUGGE 18:45 MONACO COPENHAGEN 18:45 LEVERKUSEN FRANKFURT 21:00 GALATASARAY MAN MANCITY CITY 21:00 N NAPOLI NEWCASTLE 21:00 BARCELONA SCP SPORTING CP 21:00 KAIRAT"

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?