FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Champions/“Dinjiteti” i Kukësit nuk mjafton, fati favorizon Tiraspol

Kampioni i Shqipërisë fitoi ndeshjen e kthimit me Sheriff Tiraspol, por ekipi i Kukësit nuk ka mundur të sigurojë kualifikimin për në raundin e mëtejshëm të eliminatoreve të Ligës së Kampioneve.

Ka qenë një ndeshje që ka nisur me një Kukës ofensiv, që ka arritur një avantazh të shpejtë ndaj kundërshtarit. Në minutën e ‘35 ka qenë Emini, i cili pasi ka depërtuar në zonën rivale ka mposhtur me lehtësi portierin duke e kaluar topin pas tij.

Ndërsa në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, Emini është bërë sërish protagonist, por këtë herë përmes një asisti që është shfrytëzuar më së miri nga Pejiç, që ka dyfishuar avantazhin ndaj moldavëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në minutën e ’56, Byala ka shkurtuar diferencën e golave, njëkohësisht duke u dhënë avantazh të tijëve falë fitores së ndeshjes së parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndeshja ka vijuar me insistimin e Kukësit për të siguruar një tjetër gol, por fati duket se nuk ka qenë me të. Në minutën e ’81 Pejiç ka gabuar nga pika e 11-metërshit, duke çuar dëm mundësinë më të mirë për avantazhin e radhës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?