Chapecoense, djali i trajnerit shpëtoi se harroi pasaportën në shtëpi

Matheus Saroli duhej të ishte në avionin që u rrëzua në malet e Medelinit në Kolumbi me gjithë skuadrën. Sikundër dhe kryebashkkiuaku i qytetit, Luciano Buligon

Saroli
Matheus Saroli, djali i trajnerit të Chapecoenses

Aksidenti tragjik ajror i Chapecoenses, klubi brazilian që u shua në malet e Kolumbisë, po nxjerr në pah histori të pabesueshme të atyre që kanë shpëtuar për një sërë rastësish. Si Matheus Saroli, djali i trajnerit, i cili nuk ishte në avion si pjesa tjetër e skuadrës vetëm se harroi pasaportën. Apo krye bashkiaku i qytetit Luciano Buligon, i mbërritur në Sao Paolo me vonesë për përkushtime të punës.

Saroli 1
Trajneri i Chapecoenses, Lucas Saroli

Fati vendos për ne dhe mund të të ndryshojë jetën ose më mirë të të shpëtojë. Dhe ndonjëherë, një harresë e thjeshtë, të asaj që në përgjithësi të inatosin, mund të shndërrohen në fatin më të madh. Mes shumë historive që po dalin ditët e fundit mbi pjesëtarët e Chapeconeses, skuadra braziliane e futbollit që gjendej në avionin e rrëzuar në Kolumbi, është edhe ajo e jashtëzakonshme e Matheus Sarolit. Bëhet fjalë për djalin e trajnerit të ekipit, Lucas Carlos Saroli (humbi jetën në tragjedi), i cili duhej të udhëtonte me atë avion bashkë me të atin dhe të gjithë skuadrën, por nuk mundi për shkak të një rastësie banale: kishte harruar pasaportën në shtëpi. Ka qenë pikërisht ai që ka treguar episodin mes lotëve: “Unë, mamaja ime dhe im vëlla, jemi mirë. Kemi nevojë për mbështetje, ju kërkoj privatësi, para së gjithash për nënën time. Falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur në këto momente të vështira. Isha në Sao Paolo kur ndodhi ngjarja, nuk udhëtova sepse kisha harruar pasaportën time”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një harresë që i ka shpëtuar jetën, edhe pse dhimbja do ta shoqërojë gjithnjë. “Tani vetëm mund të luten për tim at”, – ka shtuar Matheus Saroli, historia e të cilit është e ngjashme pak a shumë me atë të Luciano Buligon, kryebashkiaku i Chapecos. Qytetari i parë duhej të ishte në avionin e rrëzuar, por fati, gjithnjë ai, i ka shtruar rrugës një seri përkushtimesh që nuk e kanë lejuar të mbërrijë në orar në aeroport. “Ishim në listë për të hipur mbi atë avion, – tregon ai. – Por u vonuam dhe nuk mundëm të niseshim nga Sao Paolo”.

Swiss Digital Mobile Reklama
Avioni
Avioni i rrëzuar në Medelin, ku thuajse i gjithë klubi brazilian i futbollit, Chapecoense humbi jetën

“Tani do të shkoj në Kolumbi për të takuar të mbijetuarit e kësaj tragjedie të trishtë, të një skuadre që ka bërë shumë për qytetin tonë”. Mund të quhet mrekulli, mund të quhet fat: një frymëmarrje e vogël në një det plot vuajtje dhe dhimbje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?