Chapocoense, Ruchel nis të ecë: Faleminderit të gjithëve (Video)

Mbërrijnë lajme të shkëlqyera nga spitali i Medelinit në Kolumbi, ku Alan Ruchel, një nga gjashtë të mbijetuarit e tragjedisë ajrore që goditi skuadrën braziliane të futbollit të Chapecoenses, është duke u riaftësuar pas rrëzimit të avionit në 28 nëntor.

Mbrojtësi 27-vjeçar, ka pësuar disa fraktura të rënda në trup, por për fat të mirë është kthyer të ecë, siç dëshmohet nga një video e publikuar në “Twitter”, ku ai i falënderon të gjithë për mbështetjen.

“Po riaftësohem shumë mirë. Pas pak do të kthehem në Brazil, ku do të përfundoj procesin e rehabilitimit. Doja t’iu falënderoja të gjithëve për forcën që me keni dhënë dhe mbështetjen ndaj meje”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?