Chelsea bën gati 200 milionë paund për 3 yje në Seria A

Chelsea është duke u përgatitur për një blerje të trefishtë në Seria A gjatë merkatos së verës. Trajneri Frank Lampard nuk ka qenë në gjendje për të bërë blerje deri më tani, teksa ky do të jetë shansi i parë për të afruar lojtarë që mund të rrisin kualitetin e skuadrës.

“The Sun” raporton se blutë e Londrës janë të gatshëm për të investuar shifrën e 200 milionë paundëve. Synimi i parë është Miralem Pjanic, i cili do të zëvendësojë Jorginhon, teksa boshnjaku tashmë duket se ka humbur vendin e titullarit në Torino. Për të do të jenë të mjaftueshme 55 milionë paund.

 Classy Pjanic could provide an upgrade on Jorginho

Objektivi tjetër është Lautaro Martinez. Sulmuesi argjentinas ka shënuar 16 gola këtë sezon, duke shkëlqyer në krahë të Lukakut. Chelsea është gati që të paguajë klauzolën e tij prej 111 milionë euro (101 milionë paund).

 Martinez is set to be in demand come the summer

I treti, por jo m pak i rëndësishëm është Donnarumma. Kepa nuk ka bindurshmë këtë sezon, ndaj dhe skuadra angleze po mendon për afrimin e 21-vjeçarit për shifrën e 47 milionë paundëve. /R.Lika-Koha Jone/

 Donnarumma has already clocked up 190 appearances for AC Milan

 

SHKARKO APP