Chelsea bën gati 5 largime në verë, mes tyre dhe të Brojës
Shpenzimet e shumta në merkato në vitet e fundit, kanë bërë që tashmë Blutë e Londrës të jenë në vështirësi për shkak të “Fair Play Financiar”. Në Angli duket se kanë zbuluar 5 emrat që do të largohen këtë verë nga “Blutë” dhe njëri prej tyre është edhe Armando Broja.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare për momentin luan i huazuar te Fulhemi, por pritet që mos të shitet aty dhe të kthehet sërish te Chelsea në verë. Kështu “Blutë” janë të gatshëm të dëgjojnë të gjitha ofertat që do të vijnë në drejtim për Brojën.
Përveç sulmuesit shqiptar, emrat e tjerë që pritet të largohen nga Chelsea këtë merkato vere janë Romelu Lukaku, Hakim Ziyech, Kepa Arrizabalaga dhe Malang Sarr.
KOHA JONË SONDAZH

