Chelsea bën gati 80 milionë euro për të rrëmbyer Coutinhon

Chelsea duket se e ka seriozisht për afrimin e Philippe Coutinho. Fantazisti brazilian aktualisht është në formë huazimi te Bayerni, por klubi gjerman nuk do të aktivizojë klauzolën e blerjes. Barcelona nuk ka hapësira për të, ndaj edhe Blutë e Londrës po mendojnë që të bëjnë një ofertë prej 80 milionë eurosh.

Një shifër mëse e mjaftueshme, duke parë kohët e vështira nga koronavirusi. Edhe pse larg 120 milionë eurove të investuara dy vite më parë, sërish është një shumë që mund t’i futet në punë klubit blaugrana.

Braziliani ka një të kaluar të shkëlqyer në Premier League me fanellën e Liverpoolit, ndaj edhe Chelsea duket se beson se ai është zgjedhja e duhur për të zëvendësuar Willian, i cili duket se do të largohet. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP