Chelsea bën gati ofertën e çmendur për të marrë Vinicius Junior nga Reali

Situata mes Real Madridit dhe Vinicius Junior po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar. Viti 2025 nuk ka qenë në nivelin e sezoneve të mëparshme për sulmuesin brazilian, ndërsa ardhja e Xabi Alonsos në stolin e “Los Blancos” duket se ka komplikuar edhe më shumë raportin mes palëve. Mes trajnerit të ri dhe Vinicius nuk ka lindur kurrë një harmoni e vërtetë, gjë që është reflektuar edhe në paraqitjet në fushë.

Tifozët e Realit e kanë fishkëllyer lojtarin në disa raste, ndërsa reagimi i Vinicius ka qenë i dukshëm edhe jashtë fushës, duke hequr referencat ndaj klubit madrilen nga rrjetet sociale. Kjo klimë tensioni ka ndikuar drejtpërdrejt edhe te negociatat për rinovimin e kontratës, e cila skadon në vitin 2027 dhe aktualisht është e bllokuar për shkak të mosmarrëveshjeve financiare.

Në planin sportiv, statistikat nuk flasin në favor të brazilianit: vetëm 13 gola në vitin 2025 dhe performanca larg pritshmërive të një kandidati për “Topin e Artë”. Sipas “The Guardian”, në këtë situatë ka hyrë në skenë Chelsea, që po monitoron nga afër zhvillimet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Klubi londinez, nën drejtimin e Todd Boehly, thuhet se është gati të bëjë një ofertë tronditëse prej 135 milionë paundësh (rreth 160 milionë euro), shifër që do ta kthente Vinicius në blerjen më të shtrenjtë në historinë e Premier League. Real Madridi ndodhet përpara një dileme të madhe: nëse rinovimi nuk mbyllet shpejt, shitja gjatë verës mund të bëhet opsioni më realist për të shmangur largimin me parametër zero.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?