Chelsea dërgon Brojën në ekipin e dytë, bomberi shqiptar duhet të gjejë një tjetër skuadër

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja prej kohësh është vënë në shitje nga Chelsea, por deri tani asnjë ofertë nuk e ka bindur klubin nga Londra.
Shumë skuadra kanë shfaqur interes për 22-vjeccarin shqiptar, por kërkesat e larta të Chelseat kanë bërë të pamundur vazhdimin e negociatave.
Megjithatë Maresca duket se do ta largojë menjëherë yllin e Kombëtares shqiptare, teksa së fundmi ka marrë dhe një vendim drastik ndaj tij.
Fabrizio Romano raporton se Broja, së bashku me Trevoh Chalobah, janë përzënë nga skuadra e parë e Chelseat dhe nuk i lejohet më të futen në “Cobham” (qendra stërvitore e Chelseat), njësoj si Romelu Lukaku.
“Broja, Chalobah dhe Lukaku do të stërviten me skuadrën e U21 deri sa të gjejnë një klub të ri”, shkruan Telegraph.
Gjërat sa vijnë e bëhen më të vështira për Brojën, i cili duhet të gjejë një skuadër përpara startit të sezonit.
KOHA JONË SONDAZH

