Chelsea fiton Superkupën e Europës, mund në finale me penallti Villarealin (VIDEO)

Chelsea e nis në mënyrën më të mirë sezonin e ri duke fituar Superkupën e Europës. Blutë e Londrës mundën në finale me penallti Vllareal, pasi koha e rregullt dhe shtesa u mbyll në barazim 1-1.

Ziyech zhbllokoi rezultatin me një aksion të bukur në minutën e 27-të, por kundërpërgjigja e Villareal erdhi në pjesën e dytë. Gerard Moreno shënoi një super gol në minutën e 73-të, pas një goditje që e dërgoi në trekëndësh.

Sfida shkoi në shtesë, ku rezultati nuk do të ndryshonte. Në ruletën e penalltive, Chelsea fitoi 6-5, ku vendimtar ishte gabimi i Albiol. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?