Chelsea gati të paguajë 300 milionë euro për Yamal

Bashkëpronari i Chelseat, Todd Boehly, është gati të bëjë një ofertë rekord botëror për yllin e Barcelona-s, Lamine Yamal. Futbollisti spanjoll, 17 vjeç, ka një marrëveshje me Barçën deri në vitin 2026 dhe bisedimet për një marrëveshje të re ende po zvarriten.

Yamal gjithmonë ka insistuar se arritja e marrëveshjeve me Barçën do të ishte një formalitet. Por eksperti kryesor i Okdiario, Eduardo Inda, ka thënë në El Chiringuito se Boehly po studion një mundësi për të sjellë Yamal në Londër këtë verë.

“Ka një klub europian që është i kalbur me para. Todd Boehly hyri në Chelsea dhe tani ka një tekë, një objektiv në kokën e tij. Ai është i gatshëm të ofrojë 300 milionë euro për atë tekë. Teka quhet Lamine Yamal. Ai nuk ka rinovuar me Barcelona-n ende”, u shpreh Inda.

Yamal dhe Barca thuhet se kanë një “akord” për një marrëveshje deri në vitin 2030, por pa asgjë të zyrtarizuar ende.

SHKARKO APP